HomeSport

Vidhnin shtëpitë e futbollistëve, arrestohet banda e grabitësve në Madrid

Kohëve të fundit, lojtarët e Atletico Madrid dhe Real Madrid, ranë pre e sulmeve të një bande grabitësish. Megjithatë, duket se ‘makthi’ ka marrë fund, sepse ditën e djeshme banda e grabitësve është shkatërruar.

Mediat spanjolle shkruajnë se operacioni është kryer gjatë orëve të vona të natës dhe kanë rënë në pranga 4 persona, të cilët janë pjesë e një organizate kriminale e cila përbëhet më shumë nga shqiptarë.

Njëri prej tyre është tashmë idenfikuar me incialet M.Z, i cili ishte nën akuzë, për grabitjen e aktorit të famshëm Jose Luis Moreno, në vitin 2017.

Operacioni i kryer midis qyteteve Madrid dhe Toledo, ku u arrestuan kriminelët e dyshuar, u pasua edhe me sekuestrimin e sendeve me vlerë që janë vjedhur nga shtëpitë e futbollistëve. Mes sendeve me vlerë, është gjetur edhe medalja që futbollisti Thomas Partey kishte marrë në Champions League.

Mes lojtarëve të grabitur janë edhe Isco, Morata, Casemiro si dhe trajneri Zidane.Ditën që është zhvilluar derbi mes dy ekipeve Atletico Madrid dhe Real Madrid, janë grabitur edhe shtëpitë e Casemiro, isco e Zidane

Policia po heton lidhur me sendet e gjetura nga grabitjet, për të vlerësuar më saktë bilancin e grabitjeve. Ata përdornin automjete të vjedhura të cilat u ndërronin targat sapo mbaronin një grabitje, në mënyrë që të humbisnin gjurmët.


TË NGJASHME