HomeLajme

Vija kufitare më të rrezikshme në botë, tani e hapur për turistët

Momentin më të rëndësishëm në hirtorinë moderne atë të pajtimit të Koresë së Jugut me atë të Veriut mund ta përjetojnë dhe turistët. Në vendin ku ushtarët kanë qëndruar me dekada përballë njëri-tjetrit të armatosur,ata mund të jenë dëshmitarë të vijës kufitare.

Ata do të mund të shkelin në zonën ku presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un kanë shtrënguar duart, veprim ky që edhe zyrtarisht i ka dhënë fund luftës në gadishullin Korean.

Tensionet mes dy Koreve janë ulur, kjo është një ndër hapat që tregon që kufiri është hapur tashmë.

Pas takimit mes liderëve të dy Koreve, ka ndodhur edhe ai mes Kim Jong-un dhe Donald Trump, të cilët nënshkruan marrëveshjen ushtarake me të cilën zotohen se do të largohen minat nga kufiri dhe do të zvogëlohet numri i rojeve në vijën kufitare.


TË NGJASHME