HomePolitikë

Vijojnë largimet në diplomaci, publikohen emra të rinj të të shkarkuarve

Vijojnë lëvizjet në rradhët e diplomacisë shqiptare. Mësohet se nga reforma do të lëvizin 28 persona, të cilët nuk përmbushin kriteret e ligjit për shërbimin diplomatik dhe janë emëruar jashtë sistemit. Mësohet se janë liruar nga detyra:


Edmond Caca, punonjës në Ambasadën shqiptare n Londër
Fatjon Demnderi, punonjës në Misionin e Shqipërisë në Gjenevë të Zvicrës
Xhuljeta Keko, pjesë e Ambasadës shqiptare në Hagë do të shkëputet nga detyra e saj.

Në Misionin ne Nju Jork, lirohet nga detyra edhe Arben Idrizi, ndërsa per Eltion Vërlenin është urdhëruar kthimi në atdhe për te shërbyer sipas nevojave të Ministrise per Europën dhe Punët e Jashtme.


TË NGJASHME