HomePolitikë

Vijojnë lëvizjet elektorale, Paloka dhe Bardhi në krye të dy qarqeve kryesore

Kanë nisur lëvizjet elektorale dhe ndarja e kandidatëve nëpër zonat, të cilat do të përfaqësojnë.

Sëfundmi mësohet se për qarkun e Durrësit është caktuar drejtues nënkryetari i PD, Edi Paloka.

Paloka do të drejtojë fushatën elektorale në qarkun e Durrësit, për të djathtët. Sakaq Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, mësohet se do të drejtojë qarkun e Elbasanit.

Sakaq rikujtojmë se janë bërë më herët edhe disa përcaktime në qarqet e tjera ku për Shkodrën drejtues politik do të jetë Helidon Bushati, dhe Bujar Leskaj do të jetë drejtuesi politik i Vlorës.


TË NGJASHME