HomeLajme

Vijojnë llotot ilegale në Tiranë, zbulohen 6 pika të tjera

Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëmlojëravefatit.

Gjatë kontrolleve janë zbuluar 6 pika, e për rrjedhojë janë proceduar penalisht 6 organizatorët.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 6, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

– I. M., 41 vjeç dhe S. Ç., 65 vjeç, pasi në rrugën “Foto Xhavella”, në një lokal, ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.

– B. N., 36 vjeç dhe M. M., 25 vjeç, pasi rrugën “Foto Xhavella” në një lokal ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.

– L. Q., 38 vjeç dhe H. M., 57 vjeç, pasi në rrugën “Sokrat Miho”, në një lokal ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.


TË NGJASHME