HomeLajme

Vijon aksioni policor në Vlorë, 7 të arrestuar

Gjatë një operacioni policor në Vlorë, me qëllim goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike. 7 persona janë ndaluar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Hetimet, të cilat kanë zgjatur për një periudhë 6-mujore bënë të mundur ndalimin e Çerçiz Velajt 33 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë, Enton Likajt 28 vjeç, banues në fshatin Kotë, Bashkia Selenicë, Daniel Nikajt, 22 vjeç, banues në fshatin Mazhar, Bashkia Selenicë, Altiv Veizajt, 37 vjeç, banues në Vlorë, Antonio Veizajt, 27 vjeç, banues në Vlorë, Marjo Veizajt, 22 vjeç, banues në Vlorë, Romeo Likajt, 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.

Në vazhdimësi të këtij hetimi, janë evidentuar 24 raste të kultivimit të bimëve narkotike në 5 Njësitë Administrative (Armen, Sevaster, Brataj, Kotë dhe Vllahinë), ku më parë janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 16 persona (8 të arrestuar, 4 në kërkim, 4 në gjendje të lirë).

Po kështu janë sekuestruar 3 armë zjarri (2 kallashnikov dhe 1 pistoletë), 1 226 000 lekë dhe 4 850 €uro, 3 automjete dhe 19 aparate celulare, si dhe janë asgjësuar bimë dhe fidanë kanabis sativa.

Policia njofton se Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, si dhe po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim.


TË NGJASHME