HomePolitikë

Vijon/ Cili është skenari i protestës? Përgjigjet Basha

Kreu i opozitës, Lulzim Basha tha se protesta është në dorën e qytetarëve duke mos dhënë detaje të tjera se si do të vijojë.

Basha tha se sa më shumë shqiptarët bashkohen, aq më larg Edi Rama, largohet, duke nënkuptuar këtu vizitën e Ramës në Kroaci gjatë ditës së sotme.

“Protesta vijon siç e vendosin qytetarët. Qëllimi i kësaj proteste dhe çdo proteste tjetër është të arrijë objektivin kombëtar, largimin e Edi Ramës, një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhënies fund të Republikës së Krimit dhe rikthimin e sovranitetit tek populli shqiptar.

Rrugë tjetër përveç largimit të Edi Ramës nuk ka për të pasur. Kjo protestë e 9-ta në 8 javë dhe sa vjen dhe rriten. Sa më shumë shqiptarë bashkohen aq më larg ikën  Edi Rama”, tha Basha.


TË NGJASHME