HomeSociale

Vijon puna në konvikte/ Rehabilitohet lulishtja te Godina nr. 1 te Mjekësia

Krahas punës për rikontruksionin e godinave të studentëve dhe përmirësimin e kushteve në konvikte, Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe për rehabilitimin e mjediseve të jashtme.

Gjatë ditëve të fundit, punonjësit kanë realizuar rehabilitimin e lulishtes tek Godina nr.1 e Konvikteve të Mjekësisë.

Falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës, dhe punës së vazhduar, u sistemuan terrenet jashtë godinave studentore, si dhe u plotësua hapësira përreth me stola dhe kosha.

Sakaq, vijon puna për të përmirësuar kushtet në konvikte, në mënyrë që studentët të kenë kushte sa më mira dhe komode.


TË NGJASHME