HomeShowbiz

Vijon telenovela, pas deklaratës së Khloe Kardashian reagon Jordyn Woods

Ndërsa kishte kaluar kohë që kur në media bëri bujë skandali i tradhtësisë së partnerit të Khloe Kardashian me shoqen e ngushtë të Kylie-t, Joordyn Woods, Khloe e riktheu vëmendjen tek skandali.

Në episodin e fundit të “Keeping up with the Kardashians”, ajo rrëfeu se pas gjithë ndodhive negative, nuk mori kurrë as një ndjesë nga modelja. Sigurisht kjo deklaratë nuk u la pa një përgjigje nga Jordyn.

E ftuar në një intervistë për “Entertainment Tonight”, ajo u shpreh: “Gjërat thjesht ndodhën. Sigurisht që i kërkoj ndjesë dhe më vjen keq shumë për atë që ndodhi”.

Më tej ajo foli dhe për ofendimin publik që bëri Kim ndaj saj, duke u shprehur se modelja nuk ka punuar kurrë dhe paratë i përfitonte nga Kylie. “Unë punoj shumë për të arritur gjërat dhe kjo është e dukshme”,-u shpreh Jordyn.


TË NGJASHME