HomeRajon

Viktima e parë e koronavirusit në Mal të Zi

Vendi me më pak të prekur në Ballkan nga koronavirusi, sot ka shënuar viktimën e parë, një 65- vjeçar me probleme në mushkëri.

Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Qendrës Klinike në Podgoricë, Jevto Erakoviç, i cili dha detaje lidhur me rastin. 

Ai kishte qenë në gjysmën e parë të marsit në Serbi nga dhe kishte ardhur më pas në Mal të Zi dhe dyshohet se prej andej kishte marrë edhe koronavirusin.

“Të gjitha masat që janë ndërmarrë, për fat të keq nuk kanë mundur të shërojnë pacientin”, tha Erakoviç.

Momentalisht numri i të prekurve në Mal të Zi vijon të ngelet i ulët në 21 të prekur.


TË NGJASHME