HomeShowbiz

Vildane Zeneli tregon se ç’duhet të ketë një mashkull që të bëhet i dashuri i saj

Vildane Zeneli vihet shpesh në qendër të vëmendjes së mediave për fotot provokuese, por për jetën private të modeles nuk dihet asgjë.

Ka ndodhur shpesh të komentohet për lidhje me personazhe të njohur, por më pas kanë rezultuar thashetheme të pavërteta.

Në intervistën më të fundit, Vildane ka treguar se është beqare. “Nuk ka asgjë të re në jetën time private. Jam e lumtur duke dashuruar veten për momentin”, është shprehur modelja.

E pyetur nëse e ka takuar princin e kaltër, Vildane u përgjigj: “Jo, ende”, dhe tregoi si duhet të jetë ai.

“Nuk jam kundër marrëdhënieve, thjesht nuk kam gjetur dikë që ta pëlqej mjaftueshëm sa t’i jepem 100%. Fatmirësisht Zoti më ka bekuar me gjithçka dua dhe kam nevojë. Unë kam punuar për suksesin tim. Nuk jam e çmendur pas gjërave materiale. Unë dua dashuri, një njeri besnik, dikë që mund t’i besoj dhe dikë të zgjuar, sepse nëse je i zgjuar mund të gjesh një mënyrë për të bërë një jetë të mirë për veten. Ai duhet të jetë i lirshëm dhe i kompletuar, nuk dua një gjysmë, dua një të plotë”, u shpreh Vildane.


TË NGJASHME