HomeShowbiz

VIP-at që guxuan me veshjen në MET Gala 2021 (Foto)

Met Gala është një nga netët më të mëdha në botën e modës. Ajo u zhvillua dje dhe tema e këtij viti ishte “Në Amerikë: Një leksik i modës”, duke nderuar 75 vjetorin e Institutit të Kostumeve dhe duke festuar modën moderne amerikane. Si gjithmonë, pati nga ata të cilët guxuan me veshjen e tyre.

Jeremy Pope and Janet Mock. Aktori amerikan 29 vjeçar guxoi duke ardhur me dekolte.

Lee Chae-rin, e njohur ndryshe si CL. Reperja koreane u paraqit me të brendshme.

Kim Kardashian patjetër që guxoi këtë radhë me Balenciaga. Ajo erdhi e mbuluar nga koka te këmbët.


Shawn Mendes sigurisht që duhet të hyjë në këtë kategori. Djaloshin kanadez jemi mësuar ta shohim vetëm klasik e me kostum, sidomos në MET Gala. Mbase i jep më shumë guxim Camila? Nuk i dihet.


Lil Nas guxoi 3 herë, jo 1 herë.

Troye Sivan erdhi me fustan. Australiani tregoi anën e tij sensuale duke vendosur dhe një varse diamond.


Erykah Badu, këngëtarja amerikane erdhi me markën Thom Browe.


Teyana Taylor me Prabal Gurung.


Alexandria Ocasio-Cortez guxoi duke përzier modën me politikë. “Taksoni të pasurit” shkruhej në veshjen e saj. Sigurisht që kjo veshje shkaktoi shumë polemika.

Pete Davidson guxoi duke ardhur me fustan.

Virgil Abloh, designer-i amerikan, tërhoqi vëmendjen me kapelen e tij.



TË NGJASHME