HomeShowbiz

VIP-at që nuk e dinit se kanë prindër të famshëm

Fama nuk është për të gjithë mirëpo e bën më të lehtë të përballesh me të kur ke dikë që është pjesë e kësaj industrie. Këto personazhe të njohur kanë mundësinë të rrjedhin nga familje që janë të njohura për botën, në fushën e muzikës apo aktrimit.

Njerëzit e tjerë erdhen nga e gjithë bota për tu bërë të famshëm në Amerikë, ndërsa personazhet e mëposhtëm thjesht lindën në disa familje të njohura dhe automatikisht u bënë të famshëm.

1-Dakota Johnson dhe Malenie Griffith

Griffith u martua me aktorin Don Johnson dhe nga kjo martesë lindi vajza e tyre Dakota e cila luajti në filmin “Fifty Shades of Grey” dhe nga ky rol mori famë të madhe anë e mbanë botës.

2-Gwyneth Paltrow dhe Blythe Danner

Përpara famës që ka sot, Gwyneth njihej thjesht si vajza e aktores Blythe që ka fituar çmimin Emmy. Tashmë Paltrow është një nga figurat më të njohura në Hollywood me rolet e saj në Iron Man dhe rolin me të cilin fitoi Oscars në ‘Shakespeare in Love’.

3- Laura Dern dhe Diane Ladd

Të gjithë e njohim Laura Dern nga roli i saj në ‘Big little Lies’ apo te ‘Jurassic Park’ por pak e dinë se ajo është vajza e aktores që është nominuar tre herë për çmimin Oscar, Diane Ladd.

4-Zoe Kravitz dhe Lisa Bonet

Kur Lisa u martua me legjendën e rokut Lenny Kravitz erdhi në jetë vajza e tyre Zoe. Që në momentin e lindjes aparatet u fokusuan te Zoe dhe rolet e saj në filmat ‘Big Little Lies’ dhe ‘Hulu’s Fidelity’ e ndihmuan që të vazhdonte karrierën e saj në Hollywood.

5-Kate Hudson dhe Goldie Hawn

Goldie Hawn fitoi famën e saj në Hollywood pasi fitoi çmimin Oscar për rolin e saj në ‘Cactus Flower’. Vajza e saj nga martesa me aktorin dhe muzikantin Bill Hudson është Kade Hudson. Kate fillimisht u bë e njohur për rolin e saj në filmin ‘Almost famous’ duke i dhënë asaj një nominim për Oscar.


TË NGJASHME