HomeShowbiz

VIP-at shqiptarë që janë sozi e njëri-tjetrit

Nëse nuk besonit tek sozitë fotot e mëposhtme e vërtetojnë më së miri këtë. Disa prej personazheve të njohur të ekranit kanë arritur ta gjejnë sozinë e tyre ose më saktë fansat kanë mundur të dallojnë ngjashmërinë mes tyre. “Revistawho.com” ju tregon disa nga VIP-at që kanë një ngjashmëri aq të madhe sa i kanë bërë lëmsh të gjithë

Era Rusi dhe Olta Gixhari – Vetë Era ka rrëfyer se e ngatërrojnë shpesh me Oltën. Madje një herë Olta ishte ndodhur në një bar dhe një person i kishte shkruar Erës duke e ngatërruar me aktoren. Era ka treguar se ajo dhe Olta kanë bërë një set fotografik së bashku por nuk e kanë publikuar ende.


Rezarta Shkurta dhe Afroviti Goge – Njëra biznesmene tjetra modele, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën por ngjajnë shumë. Madje foto e Afrovitit është përdorur shpesh në lajmet për Rezartën sa një herë biznesmenia reagoi duke sqaruar ngatërresën.


Xhensila Myrtezaj dhe Egli Tako – Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe partnerja e Olsi Bylykut, Egli ngjajnë kaq shumë me njëra-tjetrën. Para pak kohësh Egli postoi një foto me Xhensilën dhe komentet për ngjashmërinë e tyre ishin të pafundme.


Elvana dhe Jonida – Dy artistet shumë të dashura për publikun ngjajnë gjithashtu shumë. Ky fakt përmendet shpesh pasi vërtet Elvana dhe Jonida duken si binjake. Për më tepër ato janë edhe mikesha të ngushta.


Xhemi Shehu dhe Ira Seferi – Moderatorja Xhemi Shehu dhe bashkëshortja e Gaz Pajës Ira Seferi i habitën fansat pak kohë më parë kur postuan një foto së bashku. Fansat pyesni dy bukuroshet mos ishin motra, pasi ngjajnë shumë.


Kristina Baki dhe Adrola Dushi – Të dyja modelet kanë një bukuri të rrallë por edhe një ngjashmëri në tipare


TË NGJASHME