HomeModa

Vishni këto atlete në ditët me diell dhe të gjithë do ju komplimentojnë!

Atletet janë një ndër pjesët më të rëndësishme nëse duan të kemi një shëndet të mirë të këmbëve dhe të ndihemi komod gjatë gjithë ditës.

Për këtë arsye duhet t’i zgjidhni ato me kujdes dhe sigurisht në përshtatje me temperaturat. Nëse jeni duke u menduar të bëni blerjen e radhës atëherë hidhini një sy sugjerimeve më poshtë.

Modelet e ndryshme dhe ngjyrat e bukura, do të rrëmbejnë komplimentet e çdokujt!

Atlete të lehta prej lëkure dhe ngjyrë rozë. Hapsirat do i japin oksigjen këmbëve tuaja. 

Atlete të sheshta për vrap. Ngjyra blu është shumë në modë këtë vit. 

Atlete me platformë të lartë. Shumë të përshtatshme dhe të rehatshme për ata që duan disa centimetra më shumë në gjatësi. 

Balerina me platformë. Shumë verore dhe një alternativë nën mëngë, nëse doni të dukeni klasike e sportive njëkohësisht. 

Atlelete prej cope. Shumë të lehta dhe të rehatshme. Ngjyra rozë e tregon këmbën tuaj shumë elegante. 

Atletet me lëkurë gjarpëri, shpesh me një shkëlqim perle apo metali janë definitivisht një zgjedhje e mirë për ditët e ngrohta. 

Atlete e harkuar dhe me një print miks. Tërheq vëmendjen e të gjithëve dhe këmba juaj do të ndihet e çlodhur gjatë gjithë kohës. 

Atletet eklips. Me ngjyrat që mbart këto atlete janë kryefjala e kësaj vere. Kaq!

Atletet saten, do t’i japin veshjes suaj një thjeshtësi. 

Burimi: Cosmopolitan 


TË NGJASHME