HomeShëndeti

Vitamina kundër ankthit

Ndonëse ka disa qasje të ndryshme për trajtimin e ankthit, siç janë këshillimi, terapia relaksuese dhe ndryshimet në dietën dhe mënyrën e jetesës, shumë prej njerezve që vuajnë nga çrregullimet mendore te formave te lehta përdorin medikamente.

Hulumtimet e fundit kanë treguar se një vitaminë e vetme mund të bëjë mrekulli për këta njerëz.

Niacin, ose Vitamina B3 është një nga vitaminat e kompleksit të tretshëm në ujë. Është thelbësore për riparimin e ADN-së, sintezën e hormoneve steroidale dhe metabolizmin e energjisë. Niacina ka aftësinë për të relaksuar arteriet duke rritur diametrin e tyre e në këtë mënyrë duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Kjo vitaminë gjithashtu rrit nivelin e HDL, (kolesteroli i mirë), duke reduktuar nivelet e LDL për të përmirësuar më tej shëndetin kardiovaskular. Niacina eliminon adrenalin e tepërt nga organizmin dhe rregullon hormonet.


TË NGJASHME