HomeLajme

Vitamina që mund të luftojë virusin

Gjatë muajve të fundit është përfolur shumë për mënyrat e ndryshme që mund të luftohet koronavirusi. Disa prej tyre janë thjesht hipoteza mirëpo të tjera janë të konfirmuara nga shkenctarët që mund të jenë efikase.
Bëhet fjalë për vitaminën D e cila thuhet se është lëndë ushqyese e fuqishme anti-infektive ndaj koronavirusit.

Vitamina D është mikronutrient thelbësor nga grupi i vitaminave të tretshme në yndyrë. Shpesh quhet edhe vitamina e diellit, ndryshe nga vitaminat e tjera, të cilat futen kryesisht nëpërmjet ushqimit ose shtojcave dietike, vitamina D sintetizohet në trup nën ndikimin e dritës së diellit.

Studimet e deritanishme tregojnë se rreth 40-50% e popullsisë në rajonin tonë kanë mungesë të vitaminës D, ndërsa vlerat më të ulëta janë regjistruar në muajt e dimrit, pra në fund të vjeshtës, dimrit dhe pranverën e hershme, ndërsa vlera adekuate e gjakut arrihen edhe në muajt më të ngrohte pasi vitamina D sintetizohet gjatë ekspozimit të diellit.


TË NGJASHME