HomeLifestyle

Vitaminat që rrisin, dendësojnë dhe forcojnë flokët si asgjë tjetër

Kur na bien flokët, kur janë pa shkëlqim, të thata ose me yndyrë ne ia vëjmë fajin kohës, mirëpo është mungesa e vitaminave dhe e mineraleve ajo që ndikon në shëndetin e tyre.

Përveç ushqimeve të nevojshme e të shëndetshme, njerëzit që kanë probleme me flokët duhet të kujdesen që të marrin vitaminat që mundësojnë flokë të dendur.

Vitamina H

Vitamina H ose siç njihet ndryshe biotina është pjesë e grupit të vitaminave B. Kjo vitaminë përdoret gjërësisht tek produktet kozmetike. Mungesa e saj shkakton rënie të flokët. Atë e gjeni tek vezët dhe arrorët.

Vitamina A

Vitamina A gjendet me shumicë tek vezët e të brendshmet e viçit dhe lopës por edhe tek shumë fruta dhe perime. Kjo vitaminë është e dobishme për rritjen e flokut, mirëmbajtjen e tij por edhe për shëndetin e syve.

Hekuri

Hekuri garanton furnizimin e qelizave me oksigjen dhe ndihmon në krijimin e rruazave të kuqe të gjakut. Ai është i domosdoshëm për rritjen e një floku të dendur e të fortë.

Multi Vitaminat

Nëse keni probleme me flokët mund të merrni edhe multi vitamina që përmbajnë vitaminat B6, vitaminat C, E, H, folat, biotinë, zink, magnez dhe sulfur. Suplemente të tilla ndihmojnë në rritjen e flokut të dendur.


TË NGJASHME