HomeShëndeti

Vitaminë C pluhur, në kushtet e shtëpisë

Vitamina C ka rëndësi të jashtëzakonshme për shëndetin e organizmit dhe për sistemin e imunitetit. Ja si ta bëni vitaminën C në shtëpi dhe të jeni të sigurt që jeni duke e marrë mjaftueshëm.

Versioni shtëpiak është gjithmonë më i shëndetshëm, sepse nuk ka doza sheqeri.

Si ta bëni vitaminën C natyrale pluhur në shtëpi ?

Thani lëvoren e këtyre agrumeve (limon, portokall, mandarinë…) dhe lëreni në tabaka që të thahet disa ditë.

Do të jetë e mjaftueshme që të thahet tri deri në katër ditë, nëse thyet kur e mbështillni, do të thotë që është tharë. Pastaj hidhini në një blender për të formuar pluhur apo për t’u grirë sa më imët.

Vitaminën C të përftuar në këtë mënyrë mund ta shtoni në ushqim, jogurt, mund ta përzieni me mjaltë (është e shkëlqyeshme për zbutjen e dhembjeve të fytit), ta shtoni në pije smoothie…

Nëse mendoni përse thjesht të mos e hani atë portokall, në vend që ta grini lëvoren në rende, kjo është përgjigjja: natyrisht që mundeni (dhe duhet) të hani, mirëpo vitamina C është shumë e përqendruar në lëvore sesa në brendi të vetë frutit.

Në 100 gramë lëvore të portokallit gjenden 136 miligram vitaminë C, ndërsa në të njëjtën sasi të fritit gjenden 71 miligramë vitamina, pothuajse dyfishi!

Mjafton që brenda ditës të merrni një lugë të vogël të vitaminës së këtillë të përgatitur, në mënyrë që të merrni dozën e nevojshme të vitaminës C.

Afati i kohëzgjatjes është deri në tre muaj nëse e ruani në vend të errët dhe të thatë, ndërkaq deri në gjashtë muaj nëse e mbani në frigorifer ngrirës.


TË NGJASHME