HomePolitikë

“Viti 2020, më i vështirë se ai që lamë pas”/ Basha me kreun e Misionit të Bankës Botërore

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me Maryam Salim, Drejtuesen e Misionit të Bankës Botërore dhe ekipin e saj. 

Basha duke dhënë detaje nga takimi thekson se kanë diskutuar mes të tjerash mbi projektet e BB dhe ekonominë shqiptare të zhytur në kolaps.

“Sot zyrtarisht, 1 në 2 shqiptarë nuk plotëson kriteret minimale të mbijetesës. Konsumi është në minimumin historik. Rënia rekord e besimit në ekonomi nga qytetarët dhe biznesi e bën vitin 2020 akoma dhe më të veshtirë se ai që lamë pas”- shkruan Basha në një shënim në faqen e tij në FB.

Sipas tij, “shqetësimi kryesor është te rritja pa kriter e borxhit publik, rritja e detyrimeve të prapambetura me 600 milionë euro, kriza ekonomike dhe rreziqet nga aferat korruptive të maskuara si PPP dhe koncesione korruptive. Kjo e shoqëruar edhe me aferën e të ashtuquajturës Korporatë e Investimeve e kanë kthyer Shqipërimë në vendin me ekonominë më të rrezikuar në rajon”.

Basha ka konfirmuar angazhimin e tij se për Partiëe Demokratike nuk ka betejë më të rëndësishme se lufta ndaj korrupsionit shtetëror, i cili po largon shqiptarët, po shkatërron ekonominë dhe po vret shpresën.

“Partia Demokratike është e angazhuar për ta ringritur ekonominë dhe rikthyer shpresën e besimin se vetëm me punë të ndershme e të drejtë, me konkurencë të lirë, me taksa të ulëta do ta kalojmë këtë krizë e do të krijojmë mundësi punësimi e zhvillimi për cdo shqiptar”-shkruan Basha.

basha + BB
basha + BB2

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME