HomePolitikë

Vizat për Kosovën, ja çfarë thotë Gjermania

Sa i përket liberalizimit të vizave, Kosova ka marrë mbështetjen e një prej shteteve më të fuqishme të Bashkimit Evropian (BE). Gjermania, shteti që ka mbi 82 milionë banorë, është rreshtuar kah vendeve që e përkrahin heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Burime zyrtare brenda Qeverisë së Gjermanisë i kanë thënë gazetës “Zëri” se Republika Federale e Gjermanisë i vlerëson përpjekjet që Kosova ka bërë për t’i përmbushur kriteret për heqjen e vizave. Ndaj, sipas tyre, propozimi i Komisionit Evropian (KE) për heqjen e vizave për Kosovën tashmë duhet të miratohet edhe në Këshillin e Ministrave, i cili është organi kryesor vendimmarrës i BE-së.

Gjersa ka folur rreth kësaj, ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka thënë se përkrahja e Gjermanisë është tejet me rëndësi për Kosovën, ndaj e para e MIE-së është shprehur optimiste se kjo mbështetje do të reflektojë edhe te vendet e tjera të BE-së, që kanë ndikim në votimin për vizat.


TË NGJASHME