HomePolitikë

Vizita e Presidentit të KE në Shqipëri, reagon Soreca

soreca

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka reaguar pas vizitës së Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, sot në Tiranë.

Me një shënim në Twitter, Soreca shkruan se vizita e Michell ishte  e rëndësishme dhe se dha sinjal të fortë që zgjerimi është përparësi për BE.

Soreca bën thirrje që Shqipëria të vijojë reformat në funksion të vendimit për hapjen e negociatave.

Sapo përcolla presidentin e Këshillit Europian Michel në fund të vizitës së tij të rëndësishme sot në Tirane. Sinjal i fortë që zgjerimi është përparësi për BE-në.  Shqipëria duhet të vazhdojë të zbatojë reformat në funksion të vendimit të rëndësishëm të pranverës së ardhshme për hapjen e negociatave“, shkruan Soreca.

Presidenti i KiE, Charles Michel zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku në konferencën nga Pallati i Brigadave tha se në javët në vijim në Bruksel do të zhvillohet një debat, i cili do të bazohet në një strategji me tre shtylla, ku do të përfshihen formulimi i modernizimit të zgjerimit, propozimi i KE për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe pakti i investimeve për ekonominë e Ballkanit.


TË NGJASHME