HomePolitikë

Vizita e Ramës nesër në Shkodër, PD paralajmëron protestë: Nuk je i mirëpritur

Pritet që nesër në orën 11:00 Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe atë të Arsimit Besa Shahini, të zhvillojnë një takimShkodër.

Takimi është planifikuar të mbahet ditën e shtunë në orën 11:00 në sallën e konferencave në “Hotel Colosseo”, por ky btakim nuk është mirëpritur me sa duket nga demokratët e Shkodrës ku përmes një deklarate ata kanë njoftuar se Kryeministri nuk është i mirëpritur në këtë qytet.

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos shkojë nesër në këtë qytet pasi nuk është i mirëpritur. Sipas PD, Rama gjatë gjithë këtyre viteve vetëm sa ka punuar kundër Shkodrës.

Nëse Rama do ta zhvillojë vizitën e planifikuar për nesër në Shkodër, dega e PD-së në këtë qytet njofton se do të pritet me protesta.

Ndërkohë disa burime bëjnë me dije se ekziston mundësia që Rama ta anullojë këtë takim, duke qenë se edhe reagimet nga pala kundërshtare kanë qenë të ashpra, diçka të cilën Kryeministri nuk është hera e parë që e bën, pasi e ka praktikuar edhe më parë.


TË NGJASHME