HomePolitikë

Vizita në Gjermani, Haradinaj: Rëndësia e paqjes e tolerancës së përbashkët

Në kuadër të vizitës në Gjermani, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm se ka qenë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit së bashku me personalitete të ndryshme nga bota, ministra dhe deputetë të Bundestagut gjerman.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj tha se në këtë ceremoni ka ritheksuar rëndësinë për tolerancë dhe punë të përbashkët për paqe.

“Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e pandashme e këtyre takimeve të personaliteteve të kulturës, biznesit dhe politikës, që promovojnë paqen dhe mirëbesimin ndërmjet njerëzve dhe kombeve, në familje dhe në shtet”, tha Haradinaj.

Shkrimi i plotë:

Këtë mëngjes, gjatë vizitës zyrtare në Berlin, kam marrë pjesë në “Lutjet e mëngjesit”, ku ishin të pranishëm personalitete të ndryshme nga mbarë bota, ministra dhe deputetë të Bundestagut gjerman.
Në këtë ceremoni me karakter ndërkombëtar ritheksova rëndësinë e tolerancës dhe punës së përbashkët për paqen.
Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e pandashme e këtyre takimeve të personaliteteve të kulturës, biznesit dhe politik?s, që promovojnë paqen dhe mirëbesimin ndërmjet njerëzve dhe kombeve, në familje dhe në shtet!

RH

Fillimisht, Haradinaj do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit e pastaj do të takohet me deputetët e CDU-së, Peter Beyer, Christian Schmidt dhe Johann Wadephul.

Në anën tjetër, dje pas takimit që pati me kancelaren gjermane, Haradinaj deklaroi se kanë diskutuar për disa tema në theks të veçantë dialogun Kosovë – Serbi.

Sa i përket taksës së vendosur nga qeveria për të gjitha produktet serbe e boshnjake, i pari i everisë deklaroi se kjo masë nuk do të hiqet, pa njohjen reciproke nga shteti serb.

Në takim u konfirmua sipas kryeministrit se Gjermania përkrah liberalizimin e vizave për kosovarët, megjithëse u tha se duhet ende punë për të bërë.


TË NGJASHME