HomeLajmi i Fundit

Vizita në RMV/ Meta për integrimin europian: BE të tregohet më strategjike

Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë konferencës foli lidhur me vizitën e tij në Maqedoninë e Veriut, si dhe lidhur me çështjen e negociatave dhe intergrimit në BE.

Meta shprehet se janë të gjitha mundësitë që ky akt i vonuar të ndodhë, mjafton që BE të tregohet më strategjike në raprti me këto vende të Ballkanit Perëndimor.

“Kjo është konferenca e parë për këtë vit, sigurisht jam i hapur jo vetëm se kemi një vit pa u parë por dhe për të respektuar gatishmërinë tuaj për të qenë sot prezentë këtu. Kemi disa çështje, e para me shumë kënaqësi bëra një vizitë në Maqedoninë e Veriut ku kemi pasur takime të shkëlqyera, të përzemërta me të gjithë aktorët atje dhe kuptohet që në radhë të parë interesimi është që ky vit më në fund të zhbllokojë çeljen e negociatave për të dyja vendet tona dhe besoj janë të gjitha mundësitë që të ndodhë ky moment kaq i vonuar në mënyrë të pamerituar për popujt tanë dhe shpresoj që BE të tregojë një qasje më strategjike dhe çdo vend anëtar të tregojë përgjegjshmëri për premtimet e dhëna”, deklaroi Presidenti Meta.


TË NGJASHME