HomeUdhëtime

Vizitoni New York-un, artisti shqiptar ka disa këshilla për ju!

silvifort vlog nyc

Të gjitha sondazhet ne dekadat e fundit e nxjerrin popullin shqiptar, një nga popujt me pëlqimin më të lartë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si pasojë shumica e shqiptarëve kanë dëshirë të vizitojnë ose të jetojnë në qëndrën e saj, New York City.

New York City ndodhet në shtetin e New York-ut dhe është qyteti më i populluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me afro 9 milion banorë. Në vitin 1664, qyteti mori emrin në nder të Dukës së York-ut në Angli, i cili më vonë u kurorëzua si Mbreti James i 2 i Anglisë.

Sot New York-u njihet po ashtu me pseudonime të tjerë si “Qyteti që nuk fle kurrë” ose “Molla e madhe” duke qënë se prej dekadash është kthyer në një nga qendrat më të rëndësishme të qyteterimit perendimorë dhe global.

Për këdo që ka interest të vizitojë ose të marrë një ndjësi të të qënit në New York dhe jo vetëm, artisti Silvi Fort ka nisur Vlog-un “Around the World” (rreth botës) me episodin e parë në New York. Ndiqni videon për të futur disi në përditshmërinë e një njujorkezi.

Ndryshe nga shumë video të tjera përshkruese, Silvi Fort e viziton dhe komenton qytetin në mënyrën e tij origjinale dhe mjaft zbavitëse. Në javët udhëtime të reja emocionuese dhe zbavitëse do hidhen në kanalin e tij në YouTube, mos i humbisni.


TË NGJASHME