HomeLajme

Vjedhja në Ministrisë së Brendshme, sqaron policia

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me vjedhjen e ndodhur në parkun e Ministrisë së Brendshme.

Policia sqaron se persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit disa pajisje elektrike, të dala jashtë përdorimit, që ishin gati për t’u asgjësuar.

Pak më parë se Ministria e Brendshme është vjedhur më 2 tetor, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:
Në rrugën e “Kavajës”, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të MB, disa pajisje elektronike të dala jashtë përdorimit, të cilat ishin për tu asgjësuar.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja” .


TË NGJASHME