HomeShowbiz

Vjen mesazhi i parë nga aktori pas ndarjes me Kim Kardashian: Ndihem si m*t

Pete Davidson ka lejuar veshjen e tij që të flasë për të dhe mesazhi ishte i qartë. Këtë fundjavë ish-ylli i “Saturday Night Live” u fotografua për herë të parë që kur u publikua lajmi se ai dhe Kim Kardashian u ndanë pas nëntë muajsh lidhje.

Ndërsa ishte në xhirimet e filmit të tij të ardhshëm “Wizards!” në Australi, Pete u fotografua me një kapele jeshile me titullin e filmit të shkruar në pjesën ballore, të kombinuar me një bluzë grafike që shfaqte mesazhin: “Çfarë… Ndihem si m*t…”

Një ditë më parë, burime konfirmuan për “E! News” se Pete, 28 vjeç dhe Kim, 41 vjeçe, të cilët u lidhën për herë të parë në mënyrë romantike në tetor 2021 i dhanë fund lidhjes së tyre në fillim të javës së shkuar duke mbetur thjesht miq.

Shkaku i ndarjes së tyre besohet se është distanca dhe oraret e ngjeshura të dyshes së famshme.


TË NGJASHME