HomeSociale

Vjen për pushime në Shqipëri, por italianin e kapin në Vlorë

Arrestohet në Vlorë italiani i cili kishte ardhur në Shqipëri me makinë të vjedhur në vendlindjen e tij.

Policia e Vlorës bën me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasin italian C.G., 31 vjeç, banues në Napoli, Itali.

“Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas është kapur duke udhëtuar me një automjet i cili dyshohet të jetë trafikuar nga jashtë shtetit.

Nga verifikimet e kryera në lidhje me automjetin tip “Dacia Duster” ka rezultuar se është i vjedhur në shtetin italian”, thanë blutë e qytetit bregdetar.


TË NGJASHME