HomeRajon

Vjen reagimi i parë i Brnabiç ndaj Pacollit

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Bexhet Pacolli.
Pak më herët, Pacolli është shprehur se kryeministres së Serbisë nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë, çka ka sjellë reagimin e Ana Brnabiç, e cila shprehet se kjo sjellje nga ana e tij është në harmoni me politikën e Prishtinës.

“Njerëzit të cilët janë ta gatshëm të pengojnë qarkullimin e mallit janë të gatshëm edhe ta pengojnë lirinë e qarkullimit”, ka thënë Brnabic pas takimit me kryeministrin slovak Peter Pellegrini.

Duke komentuar deklaratën e kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi se nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave serbe, Brnabic ka thënë se kjo tregon “shkallën e përgjegjësisë së tyre dhe se nuk kanë kurrëfarrë kapaciteti të institucioneve”.

“Formimi i AKS-së do të sillte paqe dhe më vjen keq që Prishtina dërgon porosi se serbët atje nuk kanë kurrëfarë të drejtash dhe se ky nuk është vendi i tyre”, ka thënë Brnabic, transmeton “Danas”.

Ndërsa Pellegrini ka thënë se veprimet e Prishtinës nuk i kontribuojnë stablizimit dhe se BE-ja do të duhej të reagojë më me intensitet dhe të dërgojë porosi të qartë.


TË NGJASHME