HomeLajmi i Fundit

Vjenë, të shtëna me armë zjarri, 2 të plagosur

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në qendër të qytetit të Vjenës, në restorantin Figlmueller, që ndodhet vetëm disa metra larg nga katedralja e njohur e Shën Stefanit.

Policia mori thirrje emergjente për ndihmë rreth orës 13:30 dhe menjëherë u stacionuan në qendër të qytetit, në zonën Lugeck. Sipas një përdoruesi në Twitter policia e armatosur dhe njësia speciale WEGA ishin në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa zëdhënësi i policisë Daniel sqaroi se dy persona u plagosën rëndë dhe agresori është ende në arrati.

Ndërkohë mediat austriake raportojnë se edhe helikopterët e policisë janë gjithashtu duke fluturuar mbi qytet për kërkimin e një të dyshuari për sulmin.