HomeShowbiz

Vjet harroi të uronte motrën, sivjet Bes Kallaku bën një tjetër gabim për 8 Mars dhe fansat nuk ia falin

Bes Kallaku u tregua i kujdesshëm këtë 8 Mars për të mos përsëritur gabimin e vitit të kaluar, kur harroi të uronte motrën e tij Ana në ditën e gruas.

Aktori i njohur i humorit ka uruar sot gjyshen Ije, bashkëshorten Xhensila dhe mamin Shpresa, por nuk gjeti dot një foto të së motrës, për t’ia bashkëngjitur urimit për të dhe kjo nuk u prit mirë nga ndjekësit e tij:

“Mami të bëri dhe të rriti por motra ishte bashkëudhetare e jetës tënde. Motra është gjysma jote dhe mirë ose keq në foto duhet të ishte aty”, i shkruan një komentues.

Më pas Besi e korrigjoi urimin me shaka, ku shkruante se nuk gjeti dot foto pasi kishte dalë shumë keq vetë.

“Gratë e jetës. Mami Shpresa, më lindi, më dha jetë. Ija ime më rriti, me kripë për jetën. Xhensila ime më shtoi jetën, dhe bashkë i dhamë jetë jetës. Bekimet e mia. Me fat jam. Ju dua. (Edhe Ana, motra ime, të dua shumë, nuk gjeta foto, sepse kisha dal shumë keq vetë aty haahahah)”.

 


TË NGJASHME