HomeLajmi i Fundit

Vjosa Osmani bën apel: Fëmijët me aftësi ndryshe duhet të trajtohen me integritet!

Gjatë ditës së sotme Parlamenti i Kosovës ka zhvilluar seancën plenare të radhës. Diskutimi krysor lidhej me personat me aftësi të kufizuara. Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, tha se dita e sotme, 3 djetori, është një ditë ku të gjithë duhet të reflektojnë dhe duhet të tregojnë gatishmëri për këta persona, dhe secili prej tyre duhet të përfshihet në çdo organizim që do të bëhet.

Osmani theksoi se Kosova ka bërë një punë shumë të vogël lidhur me përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mirëqënies së këtij grupi shoqëror, të cilet ende nuk sot nuk gëzojnë dinjitetin që iu takon.

Osmani tha se personat me aftësi të kufizuara kanë potencial të madh dhe se meritojnë të kenë mundësi të barabarta dhe të jetojnë jetën si gjithë pjesëtarët e tjerë të shoqërisë. Këtë gjë ajo e tha para shumë të ftuarve, por krahsah kësaj numri i deputetëve ishte i paktë, pasi ata nuk kishin venosur të mos marrin pjesë në këtë seancë.

“Mesazhi i qartë për të gjithë ne këtu është që kemi bërë pak, kemi bërë jashtëzakonisht shumë pak për t’u garantuar një jetë të dinjitetshme këtij komuniteti në vendin tonë, dhe ndryshe nga çdo komunitet tjetër, aftësia e kufizuara tejkalon të gjitha identitetet, gjininë, racën, klasën socio-ekonomike, fenë, kombësinë, çdo çështje, prek jetën e njerëzve me aftësi të kufizuara, shpesh në margjina shumë më të mëdha sesa grupet tjera. E sidomos këtë vit, problemet e lindura gjatë pandemisë po prekin në mënyrë disproporcionale personat me nevoja të veçanta, përfshirë këtu sfidat e qasjes në kujdesin shëndetësor, impakti në shëndet i virusit Covid-19, qasja në arsim dhe papunësia tepër e lartë”, tha ajo.

Gjithashtu ajo shtoi se të dhënat për numrin e personave me aftësi të kufizuara që jetojnë në Kosovë, është shumë i ulët. Nisur nga kjo Osmani theksoi se nuk mund të ndërmerren politika efikase nëse statistikat dhe të dhënat nuk janë të sakta.

“E nëse këta 38 mijë fëmijë nuk janë në shkollë, ne, ne dhe vetëm ne, po ua mohojmë atyre mundësinë për punësim, mundësinë për pavarësim, mundësinë për integrim, jetë të dinjitetshme e shkollim e punësim me dinjitet. Është e pafalshme që edhe kur fëmijët me nevoja të veçanta e kanë fatin të ndjekin mësimin në shkollë, ata vazhdojnë të jenë të kufizuara në hapësirë sepse kush nuk e ka marrë mundin t’u sigurojë këtyre fëmijëve një lift apo pjerrina që ata të kenë qasje në kabinete apo hapësira shkollore në katin e dytë apo të tretë”, tha Osmani.

Është e pafalshme, thotë ajo, kur në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ne duhet të themi me keqardhje se vetëm 10% e fëmijëve me aftësi të kufizuara vijojnë mësimin në shkollat publike në Kosovë, ndërkohë që 90% e tyre kanë mbetur jashtë shkollave.

Të gjitha këto sfida, vijon ajo, janë një pasqyrim i qartë i dështimit të politikave në vend, duke mos i dhënë mundësi atyre të jetojnë me integritet.