HomeSport

Vlerësimi në FIFA 21, Messi mposht Ronaldo-n

Argjentinasi mbetet në krye të renditjes përpara superyllit të Portugalisë në renditjet e fundit të EA Sports në lojën FIFA 21. Lionel Messi ka mundur edhe një herë Cristano Ronaldon në titullin e lojtarit më të mirë në botë – të paktën në frontin e lojërave video, pasi EA Sports publikoi listën e tyre me 100 lojtarët më të mirë të disponueshëm në FIFA 21.

Sidoqoftë të dy lojtarët kanë pasur një rënie në vlerësimin e tyre të përgjithshëm; Messi-t i bie ratingu nga 94 dhe 93 , teksa Ronaldo nga 93 në 92, megjithëse ata kanë mbajtur pozicionet e tyre në të parin dhe të dytin në përgjithësi. Ndërkaq, sulmuesi i Paris Saint German, Neymar, ka rënë nga vendi i tretë, duke zbritur në vendin e pestë, duke pasur rating 91.


TË NGJASHME