HomeSport

“Vllaznia” rikthehet fuqishëm/ Matko Djarmati: Pa rroga e fushë stërvitore, por ja dolëm!

Ky sezon futbollistik ka qënë një ndër sezonet më të çuditshme në vitet e fundit, por gjëja më e bukur lidhet rikthimin e klubit sportiv shkodran “Vllaznia”. Tashmë ata janë një realitet i prekshëm, ku sa vinë dhe konsolidojnë rolin e tyre në futbollin shqiptar, ku janë 9 pikë në avantazh me ndjekësit e tjerë.

Pavarësisht se janë një ekip solid dhe i plotë, Vllaznia mbetet një nga klubet më aktive në tregun e transferimeve.

Drejtori sportiv i “Vllaznisë”, Matko Djarmati, gjatë një interviste për News24 ka folur lidhur me merkaton si dhe emrat më të lakuar të momentit.

Gjithashtu ai nuk ka hezituar të tregojë edhe disa nga problematikat kryesore të cilat kanë shoqëruar grupin që nga nisja e sezonit, që lidhte me pagat dhe mungesa e një fushe për zhvillimin e stërvitjes.

Matko Djarmati, drejtori sportiv i Vllaznisë, arkitekti i këtij ekipi, në një lidhje live në emisionin “Sport News”, në “News24”, foli për merkaton, emrat e lakuar së fundmi por dhe për disa probleme që e kanë shoqëruar klubin që nga fillimi i sezonit, pagat dhe mungesa e një fushë stërvitore:


TË NGJASHME