HomeSociale

Vlora çel sezonin turistik/ Rama shpërndan videon e festës

Qyteti i Vlorës ka shpejtuar për të hapur “derën” e sezonit turistik për vizitorët e huaj dhe ato vendas.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar në “Facebook për çeljen e  këtij sezoni, ndërsa ka shpërndarë edhe videon e festimeve. Ai uron të gjithë qytetarët shqiptarë për një të diel të këndshme.

Edhe  ditë më parë kryeministri i vendit ka theksuar se synimi dhe objektivi i qeverisë së tij është që të shtojë numrin e turistëve në vendin tonë si një shans ky i shkëlqyer, për të rritur ekonominë e vendit.

Shefi i qeverisë ka shtuar se kriza politike dhe gjendja e krijuar nga protestat e opozitës po kërcënojnë  industrinë e turizmit, tregues ky që sipas tij vërehet tek ulja e prenotimeve nga turistët e huaj.


TË NGJASHME