HomeSociale

Vlora Çitaku për sulmin ndaj gruas rome: Turpi qoftë mbi ne

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çiraku, menjëherë pa ssulmit që iu bë gruas rome ditën e sotme në Ferizaj për të dytën herë, ka reaguar përmes faqes së saj zyrtare në Facebook.

Ajo tregon edhe një histori personale ku vetë ajo kishte pasur dy fëmijë rom në klasë dhe mësuesja e saj ishte munduar shumë që t’i mësonte që t’i trajtonin në mënyrë të barabartë.

Shkrimi i plotë:

E kam pasë në klasë Nurijen dhe Fitimin. Nurija dhe Fitimi gjithmonë janë ulur në bankën e fundit, edhepse mësuesja kërkonte t’i ulte me ne. Po ne, i tallnim. Nuk ua jepnim dorën. Nuk i preknim. Nuk luanim dhe nuk flisnim me ta. I tallnim. 
Nje ditë kur Nurija u sëmur dhe nuk erdhi në shkollë për disa javë, mësuesja jonë menxi na mblodhi disa shokë të klasës që të shkojmë ta vizitojmë. 
E di edhe e mbajë mend se sa shumë mundohej mësuesja jonë që të na bindte të rrimë dhe të loznim me ta. Besa, edhe na ndëshkonte kur na shihte që po i sulmojmë apo përqeshim. 
Nurija dhe Fitimi e ndërprenë shkollën. Se ne ua bëmë të padurueshme. 
Sot, fëmijët tanë po i rrahin në rrugë Nurijen, Fitimin, dhe fëmijët e tyre. 
Turpi qoftë mbi ne.


TË NGJASHME