HomeUdhëtime

Vlora, destinacioni që magjeps turistët e huaj

Vlora mbart në vetvete një bukuri që kur ia përmend emrin. Valona e ilirëve ka qenë një prej portave më të rëndësishme hyrëse që prej periudhës së shkëmbimeve tregtare.

Qytetasit ishin të kamur në pasuritë te tyre, ndërsa zejtarët kanë lënë gjurmë në degë si poçari, këpucari, dhe zejet e tjera artizanale. E pozicionuar në një nga skajet jugorë të vendit, Vlora ka një det fantastik për plazh, apo sporte aventureske ujore.

Flora dhe Fauna është një prej gjërave që shpeshherë e rendit këtë vend si një botë më vete ujore. Veç kësaj ushqimi tradicional, shërbimi i mirë hotelerik janë disa prej “aseve” të tjera “nën mëngë” që ka qyteti bregdetar i Vlorës.

POR ÇFARË TË VIZITOSH NË VLORË?

Muzeu Etnografik, Muzeu Historik, Muzeu e Pavarësisë, Kalaja e Kaninës (cila besohet se është ndërtuar në shekullin e tretë para lindjes së Krishtit), Manastiri i Pojanit , Orikumi , Kalaja e Ali Pashës – Porto Palermo , Kisha e Shën Stefanit, Manastir, Kisha e Panajia (Dhërmi)

Ndërsa Rradhima është një ndër zonat më të frekuentuara të Vlorës nga vendas dhe të huaj. Plazhi është i pastër dhe i sigurt. Shumë të huaj që vijnë për herë të parë thonë se do ua rekomandojnë miqve të tyre këtë vend.

Plazhet e Vlorës këtë sezon turistik janë mbushur si asnjëherë. Bregdetit i jugut duket se i josh më shumë kryesisht ata që vijnë nga jashtë Shqipërisë. Shifrat treguan një fluks të lartë në muajin Korrik. Dhe duket se po aq pushues do të ketë deri në përfundim të sezonit.

Vlora është destinacioni i pushuesve nga Italia, Rusia dhe Polonia në këto ditë të nxehta të Gushtit. Pjesa më e madhe e tyre e vizitojnë për herë të parë Shqipërinë. Thonë se do të rikthehen sërish. I magjeps jo vetëm natyra e mrekullueshme, po sipas tyre edhe çmimet e favorshme. Pushuesit vendas nuk mungojnë. Turistët po shfrytëzojnë temperaturat e larta për të shijuar ditët e fundit me diell të ketij sezoni turistik. Ky cift i këndshëm italian flasin mjaft të kënaqur për eksperiencën e bukur që po kalojnë në këtë qytet. Dhe i ftojnë të gjithë drejt Vlorës.


TË NGJASHME