HomeSociale

Vlora/ Probleme me hashashin, Drejtuesit e policisë: Nuk bëhen hetime proaktive

Strukturat vendore të policisëVlorë u kritikuan për dobësi në luftën kundër kanabisit në qark.

Drejtori i Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Rënda Niko Brahimaj tha se në Vlorë ka mangësi të shumta në zbatimin e strategjisë anti-kanabis që nga mungesa e pajisjeve dhe deri te mungesa e hetimit proaktiv.

Sipas Brahimaj nuk po zbatohen mënyra të hetimit special dhe se nuk mund të quhet sukses asgjësimi i bimëve në fazën e fundit, por duhet shmangur që në mbjellje dhe tregtimin e farës.

Deklarata e zyrtarit të lartë të policisë në një takim me strukturat drejtuese në Vlorë, vjen pak ditë pas largimit të drejtorit të policisë në këtë qytet, Gentian Shehaj, i cili u zëvendësua nga Artion Duka.


TË NGJASHME