HomeSociale

Vlora “zgjidhet” nga kosovarët

Në prag të hapjes së sezonit të ri turistik Vlora duket se do të jetë preferenca e turistëve kosovarë. Pas mungesës së sezonit të kaluar kur zbritën në jug, kosovarët po rikthehen në Vlorë fillimisht me paketa turistike tre ditore.


Nga turizmi patriotik, kur u duhej të gjenin vetë hotelin dhe destinacionet, turistët nga Kosova që zgjedhin bregdetin shqiptar po shkojnë gjithmonë e me shumë tek pushimet e planifikuara. Fillimisht ata po zgjedhin paketat tre ditore, ndërsa kanë nisur edhe prenotimet për verën.


Përfaqësuesit e biznesit thonë se prenotimet kanë nisur.


“Qytetarët e Kosovës duket se këtë vit Vlorën do ta kenë destinacion kryesor jo vetëm për të kaluar fundjavën”. Rreth 800 turistë erdhën në mënyrë të organizuar vetëm gjatë fundjavës së festës së Pashkës ortodokse.


Ata thonë se vlerësojnë paketën turistike dhe larminë e destinacioneve që ofrohen, krahas përmirësimit të shërbimit. Dihet tashmë që Vlora ofron vende të mrekullueshme për të pushuar me familjen apo me shoqërinë.


TË NGJASHME