Kronikë Lajme

Vlorë, 3 të arrestuar

Policia e Vlorës përgjatë 24 orëve të fundit, ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale.

Kështu, është kapur dhe arrestuar në fshatin Llakatund të Vlorës pasi iu gjet e fshehur një sasi lënde narkotike prej 220 gramë e llojit çokollatë shtetasi M.F, 30 vjeç.

Gjithashtu është ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim Gj.E., 38 vjeç, banues në Vlorë për veprën penale “Dhunë në familje” për të cilën Gjykata e ka dënuar me 1 vit burgim.

Është arrestuar po ashtu në flagrancë për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt” shtetasi D.P., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar mjetin motor pa targa dhe pa leje drejtimi përkatës.

Related posts

Sudan, katër të vrarë nga protestat

Klaudia gotanews

Olta Boka bashkëpunim me artistin e njohur, pjesë e një projekti të rëndësishëm

Xhensila Gotanews

Përse duhet të konsumojmë rukola

Mila
Na Kontaktoni!