HomeLajmi i Fundit

Vlorë, babai plagos vajzën e mitur dhe rreh djalin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku pas një konflikti familjar babai ka plagosur me thikë të bijën e mitur dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit.

Sipas policisë, 50 vjeçari ka qenë nën efektin e pijeve alkolike në momentin e ngjarjes. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale ”Dhuna në familje”.