HomeLajme

Vlorë, IKMT nis aksionin për shembjen e 60 objekteve

Janë të paktën 60 objekte në bregdetin e Vlorës që do të prishen nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Forca të shumta policie të FNSH kanë mbërritur sot në Vlorë në mbështetje të IKMT-së, e cila ka nisur punën për prishjen e objekteve përgjatë bregdetit. Janë 60 të tilla që janë në plan për t’u prishur dhe për t’i lënë hapësirë plazheve publike.

Ndërkohë që mbështetja e forcave të policisë në këtë aksion vjen për faktin se, ditën e sotme pronarët e këtyre objekteve përgjatë bregdetit të Radhimës do të kundërshtonin me forcë prishjen e bizneseve të tyre, por deri në këto momente situata është e qetë.

Aksioni ka nisur me shembjen e lokalit të njohur në zonë, Copa Cabana, për të vijuar me 59 objektet e tjera.


TË NGJASHME