HomeLajmi i Fundit

Vlorë/ Kultivonin kanabis, arrestohet kryeplaku me të birin

Policia ka arrestuar kryeplakun e fshatit Penkovë në Vlorë bashkë me të birin, pasi iu gjetën të kultivuara bimë narkotike përreth banesës së tyre. Pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tyre u konstatuan të mbjella bimë dhe fidanë të dyshuara të llojit cannabis sattiva.

Në pranga kanë rënë shtetasit A. N., 57 vjeç, me detyrë Kryeplak i Fshatit Penkovë dhe V. N., 23 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.