HomeLajmi i Fundit

Vlorë: Kultivonin lëndë narkotike, pranga 2 vlonjatëve

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, përkatësishtë shtetasit me iniciale H. T., 40 vjeç dhe A. B., 50 vjeç . Ata akuzohen për kultivim të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar edhe dy armë zjarri kallashnikov si dhe ka asgjesuar edhe disa fidanë të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka finalizuar operacionin e koduar “Llakatundi”, në kuadër të të cilit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

H. T., 40 vjeç dhe A. B., 50 vjeç, të dy me banim në fshatin Llakatund, Vlorë.

Si rezultat i këtij operacioni, Policia ka evidentuar dhe asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilat ishin kultivuar në pronën e këtyre shtetasve, në fshatin Llakatund. Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, të cilat dyshohet se i posedonin këta shtetas.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.