HomeLajmi i Fundit

Vlorë, shpërthen në flakë banesa e braktisur

Pak minuta më parë ka shpërthyer në flakë një godinë e braktisur në lagjen “Pavarsia” në rrugën “Kosova”, Vlorë.

Flakët janë përhapur me shpejtësi duke e bërë të vështirë mbajtjen nën kontroll të gjendjes së flakëve. Kjo ka rritur rrezikun për banesat përrreth.

Një re e madhe tymi ka kapluar të gjithë zonën, ç’ka e bën më të vështirë shuarjen e flakëve.

Zjarrfikset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke u përpjekur të minimizojnë sa më tepër dëmin.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.