HomeSociale

Vlorë, vazhdon “seriali” i shkrumbimit të makinave

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët deri në shkrumbim, rreth orës 4 të mëngjesit, shumë pranë Gjykatës së Vlorës.

Me të marrë njoftim, policia ka shkuar në vendngjarje dhe nisi po ashtu hetimet, me dyshimet e para që flasin për zjarrvënie të qëllimshme.

Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit 50-vjeçar, R.M., i cili është marrë në pyetje nga policia për ndonjë konflikt të mundshëm.

Hetuesit kanë nisur gjithashtu kontrollin e kamerave të sigurisë përreth zonës ku u dogj automjeti, në përpjekje për të zbuluar autorin apo autorët e mundshëm të saj.


TË NGJASHME