HomeSociale

Vódhi 10 brioshë nga lokali, pronari preket nga letra që gjen të nesërmen para derës

A mund të legjitimohet vjèdhja nga uria? Këtë nuk dimë ta themi me siguri, por një pronar lokali e ka falur dhe shprehet se e kupton plotësisht gjestin e një personi të paidentifikuar që vódhi brioshët, por të nesërmen u kthye me një gjest emocionues.

“Përshëndetje, më falni, mëngjesin e kaluar isha i uritur dhe nuk kisha para”, ky është mesazhi i shkruar në copë letre, të lënë para lokalit së bashku me një kartëmonedhë 10 euro, kostoja e saktë e brioshëve të vjèdhur.

Fotoja dhe historia janë publikuar nga pronari i një lokali në Pistoia, Itali, i cili donte ta bënte të njohur historinë në faqen në Facebook të lokalit Alibabar 2.0 lokale.

Ai shkruan krah fotos:

“Dje në mëngjes pastiçeri ynë kishte lënë një tabaka me briosh nga shporta e mbyllur ku zakonisht i vendos ëmbëlsirat. Kur arritëm atje, nuk ishte më. Dikush e kishte “vjèdhur” dhe këtë mëngjes e gjetëm këtë shënim para lokalit. Kjo është situata që po përjeton Italia sot. Njerëzit u detyruan të “vjèdhin” nga uria dhe të kthehen me dinjitet për të paguar borxhin, ky është një trishtim i pafund. Ishte një surprizë. Letra me shënimin ishte palosur brenda shportës. Ishte kolegu im që e gjeti kur hapi kutinë plastike ku pastiçeri vendos tabakanë me briosh për lokalin në mëngjes. Brenda letrës kishte 10 euro, kostoja e dhjetë brioshëve. Nëse do ta dinim se kush është, do t’ia kthenim paratë, ai vódhi nga uria dhe unë do të kisha bërë të njëjtën gjë gjithashtu”.

Komentet u takojnë juve…/ Burimi: Corriere | Përktheu: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME