Lajme Lajmi i Fundit Sociale

Vodhi 3 banesa, kapet hajduti nga Elbasani

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili akuzohet për disa vjedhje. Në pranga ka rënë shtetasi O.B., pasi ka vjedhur në makinën e shtetasit E. T. një navigator, një aparat celular dhe 120 euro. Ndërkohë, nga hetimet ka rezultuar se i arrestuari ka kryer edhe tre vjedhje banesash, gjatë këtij muaji.

Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e vjedhjes s? banesave si dhe zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë , Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

O.B., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi në automjetin në pronësi të shtetasit E.T., dyshohet se ka vjedhur një navigator, një aparatë celular dhe 120 Euro. Nga veprimet hetimore t? kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i 3 vjedhje të tjera të banesave të ndodhura gjatë këtij muajit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Related posts

Dramë në horizont! Meghan Markle duhet ti kërkojë falje Priyanka Chopra!

Aira news

Arabia Saudite fal 6 mld dollarë borxhe ndaj vendeve të varfra

Mila

Vettingu në polici, Lleshaj i përgjigjet Metës: Argumente absurde

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!