HomeLajme

Vodhi 5 gra, ndalohet 24-vjeçari

pranga

Pasi vodhi me dhunë varëset nga qafa e 5 shtetaseve, policia e Lushnjes ka kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar.

Bëhet fjal1ë për E.B., 24 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

Konkretisht specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë dokumentuan këto 2 ngjarje:

1- Në datën 09.11.2019, në afërsi të një banke në qytetin e Lushnjes, dyshohet se ka vjedhur me forcë varësen nga qafa shtetases F.F.

2- Në datën 12.11.2019, në afërsi të spitalit të qytetit të Lushnjes, dyshohet se i ka vjedhur me forcë nga qafa varësen e floririt shtetases E.H dhe është larguar me vrap.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i 3 ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Fierit ku autor i dyshuar është 24-vjeçari nga Ura Vajgurore. Konkretisht:

Në datën 03.09.2019 në lagjen “Liri Gero” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases A.Xh.

Në datën 29.10.2019, në lagjen “Kongresi i Përmetit” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases F.P.

Në datën 31.10.2019, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases N.M.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Lushnjë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.


TË NGJASHME